ATASHMENTET OT CAP: RESTAURIME FUNKSIONALE TE PROTEZAVE TE PJESSHME

Learn more

ATASHMENTET OT CAP: RESTAURIME FUNKSIONALE TE PROTEZAVE TE PJESSHME

Ot Cap mbështetet në mbi 38 vite sukses në restaurimet e protezave të lëvizshme. Ky atashment është projektuar me synimin për të ofruar stabilitet me trauma minimale për pacientin, duke u mbështetur në kombinimin e dizajnit dhe materialeve unike. Atashmenti sferik OT Cap ofron një kohëzgjatje një vjeçare të të gjitha pjesëve të ndërrueshme (female-caps) me të njëjtin funksionalitet dhe pa nevojë për zëvendësime.

Contact us at: ti.38niehrobfsctd-54653b@kcin

DIMENSIONET

  • Linja Micro OT Cap (ngjyre e kuqe) mbështetet në një diametër 1,8 mm me dimensione minimale dhe rezultat estetik superior.
  • Linja Normo (ngjyre jeshile) ka një diametër me te madh prej 2,5 mm dhe ofron qëndrueshmëri superiore dhe retension të protezës.

APLIKIMET

Atashmenti Extra Coronal OT Cap Castable (I derdhshem) - Proteza e pjesshme

Atashmentet castable Extra-Coronal OT Cap mund të përdoren në proteza të kombinuara, skelete, si pjesë lidhëse me dhëmbët natyralë, rrënjët dhe proteza që mbështeten ne implante. Kur hartoni projekte protezash me strukturë të ngurtë, duke u mbështetur në procesin e frezimit dhe krahët mbështetës, atashmentet do të ofrojnë një funksionim retentiv të butonit stabilizues. Në projektet e protezave reziliente, pa frezim, atashmentet OT Cap punojnë me funksionim prodhues të ngjashëm me goditjen për shkak të kokës së sheshtë në majë të sferës dhe kapuçet elastikë retentivë.

Single Castable OT Cap Pivot – Protezat mbi Rrënjë

Në restaurimet protetike, përdorimi i sferës me kokës të sheshtë me komponentin elastik të projektuar (me dizajn të brendshëm sferik), ju lejon të ruani integritetin dhe funksionalitetin e kapuçeve, duke përmirësuar komoditetin e pacientit në fazat përtypëse. Ky aplikim për rrënjët ju lejon të mbështeteni në kohën e reduktuar të punës duke ofruar një zgjidhje me cilësi të lartë dhe funksionale, dhe me standard estetik të kënaqshëm.

Atashmentet sferike të frezuar titanium Ot Cap Techno - Proteza e Pjesshme

Saktësia e komponentëve të frezuar kombinohet me funksionalitetin e atashmenteve sferike. Atashmentet OT CAP TECNO duhet të konsiderohen si atashmente preçize. Sfera dhe unaza e titanit të inkorporuara në kapuçë prej najloni janë ndërtuar mekanikisht me toleranca të llogaritura që sigurojnë saktësi të mirë. Për më tepër, nuk ekziston rreziku i konsumit gjatë proçesit te goditjes me rere (sabloza), polishimit dhe derdhjes, pasi sfera fiksohet paralelisht me kultin vetëm kur përfundon puna.

Atashmentet e Frezuar Titanium Ot Cap– Proteza qe mbeshtetet mbi Bar-Konstruksion

Atashmentet OT Cap Micro dhe Normo janë të disponueshme edhe si pjese te frezuara ne CAD-CAM në zgjidhjet me bar-konstruksion. Prodhuar në titan (me veshje TIN) ato mund të përdoren me një fileto 1,6 mm së bashku me pjesën e projektuar për tu lidhur. Në të njëjtën kohë profesionisti mund të përdorë versionin me fileto 2,0 mm (në të dy atashmentet) dhe të vidhos direkt përbërësin në ulluk. Të gjithë skedarët e atashmenteve Ot Cap janë në dispozicion në librarite më të rëndësishme dixhitale.

“Sistemi i atashmenteve OT Cap ofron versilitet e duhur që po kërkoja në laboratorin tim dentar. Ne jemi në gjendje të zhvillojmë çdo lloj projekti protezash, që nga proteza të pjesshme në implantologji, gjithmonë duke u mbështetur në të njëjtin standard të performancës dhe funksionalitetit! "

Mdt Carlo Borroemo

"Unë jam duke punuar me softuer të ndryshëm digjital cad-cam dhe mund të përshtat çdo lloj projekti duke u mbështetur në atashmentet Ot Cap! Kjo ndihmon profesionin tim pasi skedarët janë gjithmonë në dispozicion, të lehtë për tu shkarkuar, me përshtatje praktike dhe të menjëhershëm në çdo rast! "

Mdt Emanuele Giunchi

“Protezat retentive (Overdenture Retained Restorations) ofrojne nivele të larta dhe standarde të kënaqshme për pacientët e mi. Më pëlqen sistemi i atashmenteve OT Cap, pasi me thjeshtësinë dhe rrjedhën praktike të punës më ofron rezultate të parashikueshme dhe të përsëritshme në praktikën e përditshme. Zgjidhjet dhe diametrat e shumtë në dispozicion më lejojnë të përshtat projektin protetik sipas secilit pacient me thjeshtësi dhe kohë të reduktuar të punës."

Dr. Gabriele Vaccaro

"Sot mund të mbështetem në një përvojë klinike 15 vjeçare me shumë raste të trajtuara me Sistemin OT Cap. Unë mund të konfirmoj cilësinë dhe funksionalitetin absolut të teknologjisë me kalimin e kohës. Avantazhi më i madh është mundësia për të nderruar komponentët elastikë vetëm një herë në vit duke u mbështetur ne të njëjtin nivel të funksionalitetit elastik dhe ruajtjes së retensionit me protezen."

Dr. Marco Lolli

LEARN MORE

FORM OT CAP (ENG)

DOWNLOAD TECHNICAL SHEETS

Fill the form to download the Technical Sheets